10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (05-
shkurt) rreth orës 22:30 kanë privuar nga liria 48-
vjeçarin I.A. nga Shipkovica e Tetovës, i cili ishte
shpallur në kërkim, për shkak të dyshimit se ai kishte
kryer veprat penale “falsifikimi i parave” dhe “përpunim i
paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësimi dhe tregtimi i
armëve ose materialeve shpërthyese”. Ai është mbajt në
Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të
mëtejshme.
……
Egektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (05-shkurt)
rreth orës 22:40, në një rrugë lokale në Pirok të Tetovës,
kanë arrestuar 50-vjeçarin B.I. nga ky fshat për arsye se
tek ai u gjet dhe konfiskua marihuanë. Pas dokumentimit
të plotë të rastit kundër B.I. do të përgatitet parashtresë
përkatëse.

======

Dje (05-shkurt) rreth orës 22:50 pjestarë të policisë
të SPB-Tetovë- Departamentit të Punëve të Brendshme-
Gostivar, në Gostivar kanë privuar nga liria personin
B.S. nga Çegrani i Gostivari, i cili më parë ishte
raportuar se e kishte sulmuar fizikisht njerkën e tij 43-
vjeçare. Ai po mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit
për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes dhe
kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Banorja 52-vjeçare e një fshati të Tetovës, dje (05-
shkurt) në orën 18:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se
burri i saj N.Z. e kishte kërcënuar me një mjet të

mprehtë. Janë ndërmarrë masat për pastrimin dhe
dokumentimin e rastit.
……
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (05-shkurt)
rreth orës 11:10 kanë arrestuar 24-vjeçarin M.N. nga
Tetova, i cili në një objekt hotelierik në rrugën “Boris
Kidriç” në Tetovë, në pronësi të 62-vjeçarit D.N. nga
Tetova, kishte prishur rendin dhe qetësin publike dhe
kishte vepruar në mënyrë agresive. Ai është mbajtë në
Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe
dokumentimin e çështjes.
……
Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari T.I. nga Saraqina e
Tetovës, punonjës i NP “Pyjet Kombëtare”, dje (05-
shkurt) në orën 09:50 në SPB-Tetovë ka raportuar se
më datë 01-shkurt, rreth orës 11:00 ai dhe disa persona
të tjerë në zonën e Zhelinës u penguan të kryejnë
detyrime e punës nga disa njerëz nga Zhelina e Tetovës
të cilët i kishin kërcënuar ata për arsye se se nuk kishin
leje nga bashkësia lokale i këtij fshati. Çështja është
duke u pastruar dhe dokumentuar.
……
Dje (05-shkurt) rreth orës 07:30 në SPB-Tetovë
është raportuar një zjarr i shkaktua në një shtëpi në
fshatin Brodec të Tetovës, në pronësi të 53-vjeçarit I.A.
nga ky fshat. Nuk kishte persona të lënduar në zjarr,
kurse ishte dëmtuar vetëm çatia dhe disa mjete të
vendosura në atë pjesë të ndërtesës. Me ndërhyrjen e
banorëve të fshatit dhe Njësisë Territoriale të
Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri plotësisht është lokalizuar.
Inspektimi është kryer nga një ekip i SPB-Tetovë.
……
Pardje (04-shkurt) në orën 21:15 në SPB-Tetovë,
është raportuar një zjarr i shkaktuar në shtëpinë e 48-

vjeçarit Sh.H. në Vrapçisht të Gostivarit. Nuk ka pasur
asnjë person të lënduar, kurse është dëmtuar brendësia
e ndërtesës dhe një shtëpisë fqinje, në pronësi të 59-
vjeçarit H.I. Me ndërhyrjen e Njësisë Teritoriale të
Zjarrfikjes së Gostivarit, zjarri është lokalizua plotësisht,
ndërsa inspekimin e ka kryer një ekip nga Departamenti
i Punëve të Brendshme-Gostivar.
……
Dje (05-shkurt) rreth orës 10:50, 52-vjeçari V.P.
nga Gostivari, në SPB-Tetovë ka raportuar se mbi
fshatin Toplica të Gostivarit, në fshatin Pozharan, kishte
gjetë një pushkë M-48. Arma e gjetur është
fotodokumentuar dhe ngritur për ekspertizë. Çështja
është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……
Tridhjetë e dy vjeçarja A.N. nga Gostivari, dje (05-
shkurt) në ora 23:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se
rreth orës 18:30 vajza e saj e mitur ishte larguar nga
shtëpia dhe se ndoshta ishte larguar me një person 19-
vjeçar nga Prilepi me të cilin ishte në një lidhje dashurie.
Janë duke u marrë masa për të gjetur të miturën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments