15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË /K u m t e s ë

SPB TETOVË /K u m t e s ë

Sot (18-dhjetor) rreth orës 05.00 në Gostivar,
efektivët e policisë të Sektorit të Punëve të Brendshme
Tetovë-DPB Gostivar kanë privuar nga liria 33-vjeçarin
D.R. Jegunovca e Tetovës i cili paraprakisht kishte qenë
i raportuar nga gjysmë-vëllai dhe nëna e tij nga Gostivari
se i kishte sulmuar fizikisht. Ai është mbajtë në Stacionin
Policor të Gostivarit për zbardhje të plotë dhe
dokumentim të çështjes.
……
Dje (17-dhjetor) rreth orës 09:10, efektivët e
policisë të SPB Tetovës-DPB Gostivar kanë arrestuar
personin S.T. 53-vjeç nga Kavadarci me qëndrim të
përkohshëm në Gostivar. Ai ishte raportuar nga fqinja e
tij A.A.(29) nga Shkupi se rreth orës 08:30 në Lagjen e
Gostivarit Cigllana, për shkak të marrëdhënieve të tyre
të pazgjidhura pronsoro-ligjore e kishte sulmoi fizikisht.
Ai po mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit dhe
çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
……
Tetëmbëdhjetë vjeçari I.A. nga Shkupi, dje (17-
dhjetor) në orën 15:20 në SPB-Tetovë ka raportuar se
rreth orës 14:50 në rrugën regjionale Mavrovës-
Gostivarit, në afërsi të digës, është sulmuar fizikisht nga
31-vjeçari V.K. nga Gostivari, i cili gjithashtu ishte
kundërpërgjigjur sulmit. Sipas raportit, arsyeja për këtë
ishte keqkuptimi në trafik. Rasti është duke u pastruar
plotësisht dhe kundër të involvuarve në përleshjen fizike
do të pasojnë parashtresat përkatëse.
……


Dje (17-dhjetor) në orën 17:55 në SPB-Tetovë
është raportuar se në Çegran të Gostivarit 31-vjeçari
L.E. duke drejtuar një katër-cikël pa targa regjistrimi,
është rëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore të
konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit
,,Ferid Murad”. Në vendin e ngjarjes është kryer
inspektimi nga ekipi i DPB-Gostivar.
……
Dyzet e dy vjeçari G.S. nga Debreshi i Gostivarit,
dje (17-dhjetor) në ora 17:15 në SPB-Tetovë ka
raportuar se një orë parë, në fshat kishte qenë i
kafshuar nga një qen endacak.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments