18.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Korrik, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Mbrëmë (01-shkurt) rreth orës 02:45, në rrugën
“JNA” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë,
kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova, i cili më
parë nga garyhi i një ndërtese banimi në rrugën “Dimo
Gavrovski” në Tetovë, në mënyrë të paligjshme ka marrë
një veturë “Mercedes” me shenja regjistrimi të Tetovës,
në pronësi të 57-vjeçarit Sh.T.T. nga Tetova. Vetura e
marrë, së shpejti është gjetë në rrugën “Mirçe Acev” në
Tetovë, dhe pas kryerjes së inspektimit e njëjta u kthye
tek pronari. Tek i mituri, gjithashtu janë gjetë dhe
konfiskuar edhe disa sende të cilat dyshohet se burojnë
nga kryerja e vjedhjeve. Ai është mbajtë në Stacionin
Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit
kundër tij do të përgatitet parashtresë e parashikuar me
ligj.

=====================

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit
të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (31-janar) rreth
orës 11:45 në Gostivar kanë privuar nga liria 57-vjeçarin
M.M. nga Zdunja e Gostivarit, i cili më parë ishte
raportuar nga një 20-vjeçare nga Gostivari, se rreth orës
10.00 në një objekt komercial, në të cilën ajo punonte, e
kishte prekur në pjesët e trupit. Ai është mbajtë në
Stacionin Policor të Gostivarit për pastrim të plotë dhe
dokumentim të çështjes, pas së cilës kundër tij do të
përgaditet parashtresë përkatëse.
……===========================

Dje (31-janar) rreth orës 19:20 në rrugën “18-
nëntori” në Gostivar, kanë privuar nga liria 18-vjeçarin
I.S. nga Strajani i Gostivarit dhe në orën 21:30 në

Padalisht të Gostivarit kanë privuar nga liria dhe 18-
vjeçarin K.S. nga ky fshat. Të njëjtit dyshohet se gjatë
muajit të kaluar kanë kryer vjedhje në shtëpi, lokale dhe
nëpër automjete në zonën e Gostivarit. Ata janë mbajtë
në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe
dokumentimin e çështjes dhe do të përballen me
parashtresa përkatëse.
……
Dje (31-janar) në orën 22:00 në Stacionin Policor
të Gostivarit, është thirr në një bisedë zyrtare 33-vjeçari
S.M. nga Gostivari, i cili ishte raportuar tre orë më parë
nga gruaja e tij 34-vjeçare, me të cilën ai ishte në një
procedurë shkurorëzimi, se rreth orës 18:00 në shtëpinë
e saj familjare e kishte sulmuar fizikisht. Janë ndërmarrë
masat për zbardhjen dhe dokumentimin rastit.
……
Dyzet e gjashtë vjeçari B.S. nga Çegrani i
Gostivarit, dje (31-janar) në orën 17:50 në SPB-Tetovë
ka raportuar se rreth orës 14.00 në oborrin e një shkolle
të Gostivarit, në të cilën mësonte djali i tij i mitur është
sulmuar fizikisht nga tre persona, nxënës në të njëjtën
shkollë. Sipas raportit, njërit prej tyre ai iu
kundërpërgjigj. Çështja është duke u pastruar dhe
dokumentuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments