Kryeministri Oliver Spasovski në një intervistë për “360 gradë” në Alsat-m tha se nisja e procesit mësimor në vend nuk është e sigurt nëse do të rifillojë më 24 mars për shkak se duhet rishikuar si do të jetë situata deri atëherë me Koronavirusin.
Ne sollëm vendim për ndërprerje të mësimit në shkollat fillore, të mesme, institucionet e arsimit të lartë dhe institutet. Kjo ishte masë e cila ishte e rekomanduar dhe e patjetërsueshme për momentin me qëllim që rreziku të ulet në mënyrë drastike dhe në Ligjin për Arsim Fillor edhe Ligjin për Arsim të Mesëm ekzistojnë mekanizma se si të vihet deri tek kompensimi i mësimit për nxënësit. Tani vendimi është deri më datën 24, ajo nuk do të thotë se kjo nuk do të shtyhet nëse ka nevojë për një gjë të tillë- tha Spasovski.