2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSpanjë, dështon votimi i Qeverisë së re

Spanjë, dështon votimi i Qeverisë së re

Dështon votimi i Qeverisë së re spanjolle në Parlamentin e Madridit. Mandatari nga Partia Socialiste, Pedro Sançez sot nuk arriti të fitonte shumicën e votave të nevojshme për formimin e qeverisë së koalicionit të majtë, ashtu që në votimin e caktuar për të martën do të ketë mundësinë e dytë dhe të fundit. Nga 350 gjithsej, 166 ishin në favor, 165 kundër dhe 18 abstenime. Për dallim prej votimit të sotëm kur Sançezit i duhej shumicë absolute, të martën Sançez mund të ketë sukses nëse ka më shumë vota pro sesa kundër. Spanja ka qenë pa qeveri për më shumë se një vit, për shkak të zgjedhjeve në prill e në nëntor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments