17.1 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeSpanja sot pritet të ratifikojë Protokollin për në NATO, përmes votimit me...

Spanja sot pritet të ratifikojë Protokollin për në NATO, përmes votimit me “skype”?!

Edhe krahas krizës me gripin pandemik, Senati i Spanjës më sot pritet të mbajë seancë plenare në të cilën do ta ratifikojë Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Protokolli, më 27 shkurt mori dritë të gjelbër nga Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll. Spanja është vendi i fundit nga anëtaret e NATO-s, e cila ende nuk e ka ratifikuar Protokollin. Procesi atje është shtyrë për shkak zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë. Protokolli te ne, megjithatë u ratifikua me shtyrjen e veprimit, për shkak shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas mediave spanjolle mënyra e votimit do të jetë përmes rrjetit “skype”, për shkak të evitimit të tubimeve për shkak të situatës aktuale.

linkuhttps://nezavisen.mk/shpanija-denes-kje-glasa-za-protokolot-za-nato/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments