Hashim Thaçi kërkon nga FSK-ja të mobilizohet pas situatës me koronavirus

181

Presidenti  Hashim Thaçi është takuar sot me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, me të cilin ka biseduar për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në përballje me rrethanat e krijuara nga përhapja e COVID-19.

Siç njofton Zyra e tij, presidenti Thaçi kërkoi që FSK-ja të jetë e mobilizuar, të rrisë deri në maksimum nivelin e gatishmërisë dhe të ndihmojë në preventimin, përballjen dhe tejkalimin e krizës,

Gjenerali Rama u shpreh se FSK-ja është në gjendje gatishmërie dhe ka kapacitetet që të përballet me çfarëdo nevoje, si me kapacitetet e vet mjekësore, ashtu edhe me kapacitetet logjistike.

“FSK-ja është e gatshme të veprojë në çdo kohë, në çdo pjesë të Kosovës”, u shpreh gjeneral Rama, njofton Zyra e Presidentit.

Në njoftm thuhet se Presidenti Thaçi është shprehur i kënaqur me nivelin e gatishmërisë së FSK-së dhe kapacitetet për të reaguar në çdo situatë.

“Mobilizimi i FSK-së është hapi i fundit para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimin Presidenca.