13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeSondazhi: Në Maqedoni të Veriut duhet të punojnë 76 ditë për të...

Sondazhi: Në Maqedoni të Veriut duhet të punojnë 76 ditë për të blerë një iPhone, qytetarët e Lihtenshtajnit vetëm tre ditë

Në dy vitet e fundit, portali i Internetit Verivox ka hulumtuar se sa njerëz në vende të ndryshme anembanë botës duhet të punojnë për të blerë një iPhone.Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan për këtë hulumtim.

Të parët në listë janë qytetarët e Lihtenshtajnit të cilëve u duhen tre ditë pune për atë blerje, ndërsa i fundit në listë është Moldavia, ku njerëzit duhet të punojnë mesatarisht 85 ditë për një iPhone të ri, raporton Deutsche Welle.

Llogaritja e të ashtuquajturit indeks iPhone është e thjeshtë dhe rezultatet janë befasuese. Çmimi i modelit të fundit të iPhone 12 krahasohet me të ardhurat bruto kombëtare. Konsumatorët në Gjermani kanë nevojë për një mesatare prej tetë ditësh pune për të fituar për iPhone 12 aktual me 64 gigabajt memorje.

Ajo që është për t’u habitur është se këto pajisje janë më të shtrenjta në disa vende “të varfra” sesa në ato “të pasura”. Ndërsa në Gjermani iPhone 12 kushton 876 euro, çmimi i tij në Maqedoninë Veriore është 1,061 euro. Përkundër faktit se ish Republika Jugosllave ka një nga ekonomitë më të dobëta dhe duhet të përballet me infrastrukturë të dobët dhe papunësi të lartë. Dy milion njerëz që duan të kenë një iPhone me çdo kusht duhet të punojnë mesatarisht 76 ditë për ta blerë atë, pak më pak sesa qytetarët e Moldavisë. Smartphone i Apple është po aq i shtrenjtë në Greqi, Suedi ose Hungari, ku kushton mbi 950 euro, shkruan gazeta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments