Sllovenia prej sot fillon me heqjen graduale të kufizimeve për shkak të epidemisë së koronavirusit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.
Institucionet shëndetësore prej sot do të fillojnë të kryejnë kontrolle specifike dhe ambulantore të cilat ishin ndërprerë, ndërsa sërish do të hapen edhe qendrat për rehabilitim.
Prej sot sërish fillon prodhimi në disa fabrika.
Nga Qeveria sllovene publikuan se gjatë ditës në konferencë për shtyp do të publikojnë cilat ndalesa dhe kufizime të tjera do të hiqen.