22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeSkandal në komunën e Zhelinës, EVN ia pret rrymën për shkak borxhit...

Skandal në komunën e Zhelinës, EVN ia pret rrymën për shkak borxhit…


Nuk është hera e parë që komuna e Zhelinës mbetet pa rrymë. EVN disa herë ia ndërpret rrymën për shkak të borxhit enorm që ka kjo komunë e që është në prag të falimentimit financiar duke e keqpërdor kryetari Blerim Sejdiu buxhetin e komunës me kontrata për militantët partiak të BESËS, raporton TS.

Ditë më parë EVN ia ka ndalë rrymën, ndërsa aturoitetet komunale në krye me Blerim Sejdiun janë furnizar me rrymë në formë tjetër duke e vjedhur rrymën. Këtë skandal e ka publikuar dega e BDI-së në Zhelinë ku sipas tyre pas çkyçjeve normale nga operatori EVN për shkak të mospagesës së faturave, si duket aturitetet komunale me vetëiniciativë dhe pa lejen e EVN jan furnizuar me rrymë elektrike në mënyrë antiligjore.

“Paralajmërimet tona për turpin e papresedent që po ndodhë në Komunën e Zhelinës, në lidhje me furnizimin me rrymë elektrike të objektit komunal po dalin në sipërfaqe.

Pas çkyçjeve normale nga operatori EVN për shkak të mospagesës së faturave, si duket aturitetet komunale me vetëiniciativë dhe pa lejen e EVN jan furnizuar me rrymë elektrike në mënyrë antiligjore.

Me gjasë EVN sot ka marë hapa më rrigoroze duke e prerë tërësisht furnizimin me rrymë që nga shtylla dhe me ketë administrata komunale nuk mundet t’i kryej obligimet e veta për shërbim ndaj qytetarit.

Sipas informatave Komuna e Zhelinës tash një kohë të gjatë ka punuar me dyer të mbyllura vetëm e vetëm të që të mos del në sipërfaqe situata e krijuar!” thuhet në reagimin e degës së BDI-së Zhelinë/TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments