4.9 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeSkandal në Berat/ Pacientja nuk tregon që erdhi nga Italia, stafi mjekësor...

Skandal në Berat/ Pacientja nuk tregon që erdhi nga Italia, stafi mjekësor futet në karantinë

Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar. Lajmi u konfirmua nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat,Edlira Shkëmbi.

Paraditen e kësaj të premte në orën 09:30 është njoftuar se një paciente ishte sëmurë me gjëndje asmatike në lagjen “Clirimi”.Një mjeke nga lagjia “Kala”,një infermier dhe shoferi i ambulances shkuan në banesë.

Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se, pacientja ishte e qetë ,nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale.

Pacientja i ka stafit se kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti,por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë.

Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur “Jo”.

Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafit mjekësor i është referuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më pare, gjë e cila është konfirmuar edhe nga pacientja.

Është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes. Po ashtu janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat,që ishin në kontakt me pacienten. Ata janë vetëizoluar deri në daljen e përgjegjës së analizave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments