16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKoronavirusi, izolohet fshati i parë në Kosovë, në karantinë gjithë personeli shëndetësor

Koronavirusi, izolohet fshati i parë në Kosovë, në karantinë gjithë personeli shëndetësor

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, thotë se fshati Stubëll është izoluar si rezultat i paraqitjes së koronavirusit tek një burrë 77-vjeçar.

Haliti është shprehur se fshati Stubëll është izoluar komplet, shkruan lajmi.net.

Ai ka shtuar gjithashtu se të gjitha masat që i takojnë komunës i kanë marrë gjatë gjithë ditës.

“Të gjitha masat që i takojnë komunës i kemi marrë gjatë gjithë ditës. Gjithë personeli shëndetësor ka qenë në karantinë gjatë gjithë ditës. Fshati është izoluar. Tash po punojmë që të gjithë që kanë pasur kontakte me personin të futen në karantinë”, tha Haliti.

“Natyrisht ne do t’i informojmë popullin për masat e tjera sepse ne duhet të shkojmë përtej masave të qeverisë”, tha Haliti.

I pyetur nëse gjithë qyteti mund të futet në karantinë, Haliti tha se do të presin të koordinohen me nivelin qendor.

“Ne do të koordinohemi me nivelin qendror dhe do të marrim hapa të përbashkët, por gjithë ne komiteti emergjent jemi në shërbim, me të gjitha institucionet”, tha Haliti.

Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, është deklaruar edhe Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli, e cila mëngjesin e sotëm i ka urdhëruar stafin mjekësor që e kanë trajtuar 77-vjeçarin dhe që kanë pasur kontakt me ambientin ku ai ka qëndruar, që të mos dalin nga objekti i QKMF-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments