15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeSjellje shkatërruese! Studentët serbë dhe kroatë demoluan hotelin në Ohër, pamje nga...

Sjellje shkatërruese! Studentët serbë dhe kroatë demoluan hotelin në Ohër, pamje nga kaosi.(video)

Sjellje shkatërruese kanë treguar disa studentë serbë dhe kroatë, të cilët kanë qëndruar në Ohër për ekskursion.

Gjatë qëndrimit të tyre, siç raporton media kroate “24сата.хр“, ata kanë demoluar hotelin në Ohër ku kanë qenë duke qëndruar.

Menaxheri i hotelit ku kanë qenë duke qëndruar për pesë ditë, në deklaratë për portalin kroat si fajtorë i ka deklaruar studentët e Zagrebit, për të cilët tha se kanë qenë agresivë.

“Kemi grup të madh të studentëve, por kjo deri më tani nuk na ka ndodhur. Asnjëherë s’ka pasur probleme. E kuptojmë se bëhet fjalë për të rinj, por duhet të ndërmerren masa”, tha menaxheri.

Në videon që e ka publikuar portali mund të shihet se është dëmtuar inventari, dritaret janë thyer, ka shishe të birrave të thyera, tualeti që duket i shkatërruar…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments