19.9 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeSituata serioze, Serbia nuk i ndal kërcënimet me luftë ndaj Kosovës -...

Situata serioze, Serbia nuk i ndal kërcënimet me luftë ndaj Kosovës – Zbërthehen qëllimet kriminale të saj!

Ditëve të fundit qytetarët e Kosovës po përballen me lajme të shumta sa i përket mundësisë për një konflikt apo sulm të ri nga Serbia.

Këto alarame nuk kanë ardhur nga studiot e debateve televizive me analistë, por nga personalitete me pozita të larta shtetërore e ndërkombëtare.

I pari që e ngriti këtë alarm ishte presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky, i cili u shpreh ditë më parë se Rusia po nxit luftë në Ballkan, në mënyrë që një shtet të sulmojë një tjetër.

Ndërsa, vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se në Rashkë të Serbisë po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.

Ai u shpreh po ashtu se Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.

Në lidhje me këto paralajmërime ka folur Osman Ferizi, kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, njëherit edhe njohës i çështjeve të sigurisë.

Ai ka thënë se këto paralajmërime nuk janë risi për Kosovën, duke marr për bazë edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit nga Serbia në Banjskë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments