8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeSituata e sigurisë në Dibër dhe Qendër Zhupë stabile,dita e shtatë pa...

Situata e sigurisë në Dibër dhe Qendër Zhupë stabile,dita e shtatë pa raste të reja

Stabile është situata e sigurisë në rajonin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, ku është shpallur gjendje krize. Në kuadër të masave të parapara në planin operativ, nëpunësit e policisë i realizojnë moto patrullat përgjatë mjediseve urbane dhe lagjeve ndërurbane. Nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve në vende publike, nuk ka shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe nuk janë regjistruar aksidente. Janë evidentuar 10 persona të rinj në vetizolim dhe janë realizuar 66 kontrolle ndaj këtyre personave në këto komuna.

Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë, siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, me sukses po zbatohen masat për kontroll gjatë hyrjes së automjeteve, si dhe aktivitetet për furnizimin me ushqim, ilaçe, mjete për higjienë personale dhe nevoja të tjera për qytetarët në të dyja komunat.

“Të gjithë personat juridikë të cilët bëjnë furnizim me ushqim duhet të paraqiten në Shtabin e Krizës në telefonin fiks 046/831 051 pas çka, automjetet e tyre me shoqërim të policisë do të dërgohen deri te subjektet tregtare adekuate. Përkujtojmë se hyrja është e lejuar vetëm për persona të cilët janë banorë të komunave, ndërsa njëkohësisht është pamundësuar, gjegjësisht është ndaluar rreptësisht dalja e të gjithë qytetarëve që janë gjetur në rajonin e të dyja komunave”, thuhet në kumtesë.

Nga MPB-ja iu bëjnë thirrje qytetarëve që rreptësisht ta respektojnë vendimin e Qeverisë për ndalesë për lëvizje për të gjithë qytetarët në gjithë territorin, çdo ditë pune, prej të hënës deri të premten, prej orës 16 deri në orën 5 të ditës së ardhshme dhe gjatë fundjavës, prej të premtes prej orës 16 e deri të hënën në orën 5.

“Bëjmë thirrje për respektim të vetëdijshëm dhe disiplinor të të gjitha masave dhe udhëzime të tjera të rekomanduara në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit korona (COVID-19), ndërsa të gjithë personat juridikë dhe fizikë ashpër t’i respektojnë udhëzimet e nëpunësve të policisë. Qytetarët, në numrin falas të telefonit  08 0000 201 ose në 192, mund t’i denoncojnë të gjitha rastet e personave të cilët i shkelin dispozitat për vetizolim të obligueshëm prej 14 ditëve. Të gjitha ata të cilët i shkelin rekomandimet e dhëna, do të sanksionohen sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal”, shtojnë në kumtesë. Në ndërkohë , në Dibër dhe Zhupë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me të infektuar, madje për të shtatë ditë më radhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments