3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeAkademia e Shkencave në Maqedoni thotë kulmi i koronavirusit do të jetë...

Akademia e Shkencave në Maqedoni thotë kulmi i koronavirusit do të jetë në fillim të majit me 1.100 të infektuar

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocarev informoi se së bashku me Petar Jovanovskin, kanë studiuan një model përmes të cilit morën pothuajse të njëjtën fotografi me të cilën tani përballemi në realitet për numrin e pacientëve me Covid-19 dhe vdekjet, dhe thekson se numri maksimal i të infektuar me coronavirus në vend pritet të ndodh në fillim të majit me rreth 1.100 të infektuar.

Sipas hulumtimit të tyre, këto rezultate janë më optimiste sesa paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore që parashikojnë që kulmi i epidemisë do të ndodhë në fund të prillit me rreth 2.000 të infektuar.

“Dua të theksoj se modelet, megjithëse nuk janë më të saktat, përmbajnë supozime dhe përafrime, dhe ndërtojnë skenarë të mundshëm, megjithatë, janë një mjet i fuqishëm për të kuptuar pasigurinë dhe për të ndihmuar në marrjen e vendimeve të duhura”, shkruan Kocarev për portalin “Fakulteti.mk”. Ai theksoi se numri i personave të infektuar dhe të vdekur të marrë me modelin e tyre janë pothuajse identike me shifrat aktuale. Modelet e përdorura në ASHAM janë propozuar nga “Imperial College London” dhe “Universiteti Oxford”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments