7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeSituat me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duke u bazuar në...

Situat me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duke u bazuar në normat kushtetuese dhe ligjore

Duke pasur parasysh situatën e krijuar këto ditë nga subjekte të caktuara politike të cilat për arsye të politikave të tyre destruktive dëshirojnë që vendin ta shtynë në një krizë të re politike e pashë të rrugës që në aspektin juridik të sqarojë situatën lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare edhe atë gjithmonë duke u bazuar në normat kushtetuese dhe ligjore të cilat janë në fuqi në vendin tonë si vijon:

Neni 93 i Kushtetutës: “Qeverisë i pushon mandati kur shpërndahet Kuvendi”.
Neni 63 i Kushtetutës: “Zgjedhjet për deputetë në Kuvend mbahen në 90 ditët e fundit të mandatit të përbërjes së vjetër të deputetëve ose brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e shpërndarjes së Kuvendit”.
Neni 125 i Kushtetutës: “Gjendja e jashtëzakonshme paraqitet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi”.
Neni 126 i Kushtetutës: “Në rast të ekzistimit të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme Qeveria në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin miraton urdhëresa me fuqi ligjore. Autorizimi i Qeverisë që të miratojë urdhëresa me fuqi ligjore zgjat deri në përfundimin e gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme, për të cilën vendos Kuvendi”.

Me datë 16 shkurt të vitit 2020 u shpërnda Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 108 vota për dhe asnjë votë të përmbajtur dhe kundër. Vendimi i tillë u ndërmorr në bazë të marrëveshjes politike të vitit 2019 me të cilën marrëveshje në mënyrë konsensuale u dakorduan të gjitha partitë politike që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat do të duhej të mbahen me 12 prill të vitit 2020. Nga kjo ditë (16 shkurt 2020) filluan që të rrjedhin edhe afatet për implementimin e proçesit zgjedhor me atë që gjatë kësaj periudhe u ndërmorrën disa veprime lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare deri në momentit kur për shkak të krizës shëndetësore të shkaktuar nga COVID 19 (virusi Corona) Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me datë 21 Mars të vitit 2020 në përputhje me nenin 126 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë solli urdhëresë me fuqi ligjore me të cilën ndërpriten të gjitha aktivitetet për implementimin e zgjedhjeve deri sa do të zgjasë gjendja e jashtzakonshme. Nëse analizohet në detaje kjo urdhëresë shumë lehtë mundet që të konstatojmë si vijon:

Neni 4 i Urdhëresës: Obligohet Komisioni Shtetëror Zgjedhor që të rruajë të gjithë dokumentacionin aktual deri në vazhdimin e proçesit zgjedhor.
Neni 5 i Urdhëresës: Implementimi i veprimeve zgjedhore do të vazhdojë prej momentit të ndërprerjes së gjendjes së jashtzakonshme. Të gjitha veprimet zgjedhore të cilat janë ndërmarrë deri në momentin e hyrjes në fuqi të kësaj urdhërese konsiderohen si të vlefshme.

Andaj duket analizuar normat kushtetuese dhe dispozitat ligjore të urdhëresës mundet që të konstatojmë se në këtë moment nuk është e nevojshme caktimi i një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi që termini i tillë është caktuar njëherit me konsesus të të gjitha partive politike dhe se Komisioni Shtetëror Zgjedhor që nga momenti i ndërprerjes së gjendjes së jashtzakonshme duhet të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve të caktuara për implementimin e proçesit zgjedhor. Gjithmonë duke u bazuar në normat kushtetuese dhe ato ligjore zgjedhjet duhet që të mbahen në afat prej 22 ditësh nga momenti i ndërprerjes së gjendjes së jashtzakonshme ose thënë ndryshe nëse gjendja e jashtzakonshme mbaron me datë 30 Maj 2020 atëherë zgjedhjet do të duhet të mbaheshin me datë 21 Qërshor 2020. Jemi të mendimit që çfarëdo zgjidhje tjetër nuk do të ishte në përputhje me Kushtetutën dhe do të mund që të vinte në dyshim kredibilitetin e zgjedhjeve. Partitë politike me vullnet të lirë janë pajtuar që të shkojnë në zgjedhje dhe çdo veprim i tyre në kundërshtim me këto norma kushtetuese dhe ligjore është si rrjedhojë e papërgjegjshmërisë së tyre politike dhe veprimit të tyre destruktiv. Normat kushtetuese janë këto, të njejtat nuk mund të interpretohen ndryshe nga ajo se si e shtjelluam më lartë dhe e njejta nuk është shkruar që të plotësoj dëshira të subjekteve të caktuara në periudha të caktuara kohore, por të njejtat kanë kuptim të njejtë pavarësisht situatave të caktuara politike në të cilat mundet që të gjendet vendi ynë.

P.S. Gjendja e jashtzakonshme do të ekzistojë derisa do të ekzistojnë subjekte të tilla politike të cilat me qëllim u ikin zgjedhjeve dhe në të njejtën kohë vendin e shtyjnë në një krizë më të thellë shëndetësore, ekonomike dhe politike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments