13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeSindikatat e Policisë dhe të Armatës me protestë para Qeverisë kërkuan harmonizimin...

Sindikatat e Policisë dhe të Armatës me protestë para Qeverisë kërkuan harmonizimin e pagave me atë minimale

Sindikatat e Policisë dhe të Armatës sot përmes protestës para Qeverisë kërkuan harmonizim urgjent të pagave  me atë minimale për punëtorët në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Mbrojtje. Kërkuan edhe sistemim të pjesëtarëve të ushtrisë nëpër institucione pasi të mbushin 45 vjet siç është parashikuar me Ligjin për shërbim në ARM.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Ata paralajmëruan se nëse  nuk plotësohen kërkesat e tyre, pas dy jave  para Qeverisë do të vendosin tenda.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë Goce Dellçev theksoi se me këtë protestë përcjellin se kjo gjendje më është e padurueshme në polici dhe presin përgjigje të shpejtë edhe nga kryeministri,  nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ministri i Punëve të Brendshme.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesional, Adnan Aliti theksoi se kjo protestë  është paralajmërim për Qeverinë dhe ministrin e Punëve të Brendshme ta mbajnë premtimin  nga viti 2019 për një pjesë të pjesëtarëve sipas ligjit të cilët i plotësojnë kushtet të transferohen në Policinë kufitare. Ai potencoi se nuk kërkojnë asgjë më shumë, por të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në shtetin tonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments