Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë të mërkurën anuloi një memorandum që pezulloi grantet dhe huatë federale, duke krijuar konfuzion të gjerë këtë javë.
“Memorandumi OMB M-25-13 është anuluar. Nëse keni pyetje mbi zbatimin e Urdhrave Ekzekutivë të Presidentit, ju lutemi kontaktoni Këshillin e Përgjithshëm të agjencisë suaj”, thuhet në një memorandum të ri të siguruar nga CNN.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se, ndonëse memorandumi i mëparshëm ishte anuluar, urdhrat ekzekutivë të presidentit për pezullimin e ndihmës së huaj dhe përfundimin e nismave për diversitet, barazi dhe përfshirje mbeten në fuqi. Këto urdhra janë më të kufizuara sesa trilionat e dollarëve ndihma që u pezulluan të hënën në mbrëmje.Zyra e Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë kishte urdhëruar pezullimin e granteve dhe huave federale, sipas një memorandumi të brendshëm të dërguar të hënën, i cili shkaktoi shqetësim, edhe pse Shtëpia e Bardhë tha se urdhri nuk ishte aq gjithëpërfshirës sa dukej, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë fajësuan publikisht median për konfuzionin, duke argumentuar se ai nuk ekzistonte brenda administratës, ata kishin marrë një numër të madh telefonatash nga ligjvënës dhe zyrtarë shtetërorë me pyetje mbi ndikimin e vendimit në shtetet e tyre.
This is NOT a rescission of the federal funding freeze.
It is simply a rescission of the OMB memo.
Why? To end any confusion created by the court's injunction.
The President's EO's on federal funding remain in full force and effect, and will be rigorously implemented.
— Karoline Leavitt (@PressSec) January 29, 2025