9.8 C
Tetovo
E shtunë, 15 Nëntor, 2025
BallinaLajmeShtatë shtetas turq arrestohen në Gostivar për keqpërdorim të qëndrimit turistik

Shtatë shtetas turq arrestohen në Gostivar për keqpërdorim të qëndrimit turistik

Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar ka njoftuar se ka arrestuar shtatë shtetas të Turqisë, të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre turistik në vend.

Sipas njoftimit zyrtar, më 14 nëntor 2025, në intervalin kohor 14:50–15:55, policët e DPB Gostivar, në bashkëpunim me Sektorin për Krim Ndërkufitar, Migracione, të Huaj dhe Ri-pranim, si dhe inspektorë të Inspektoratit të Punës, kanë kryer një kontroll aksion në një objekt në ndërtim në rrugën “Beliçica”.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe arrestuar shtatë shtetas të Republikës së Turqisë:
M.K. (51), A.B. (55), J.I. (56), M.A. (40), T.U. (55), S.Ç. (35) dhe Xh.Ç. (33).
Ata dyshohet se kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin e vizës turistike, duke e keqpërdorur qëndrimin e tyre në vend.

Personat e arrestuar janë dërguar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritet parashtresa përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments