2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaShtatë kryetarë gjermanë: Na lejoni të pranojmë refugjatë të mitur

Shtatë kryetarë gjermanë: Na lejoni të pranojmë refugjatë të mitur

Një letër e nënshkruar nga kryebashkiakët e shtatë qyteteve gjermane i bën thirrje qeverisë federale që t’i lejon qytetet të marrin migrantë të mitur nga kampet në Greqi.

Kryetari i Këlnit, Dyseldorfit, Potsdamit, Hanoverit, Freiburgut, Rottenburgut dhe Frankfurtit si dhe ministri i brendshëm i Saksonisë së Ulët, Boris Pistorious nënshkruan apelin.

Lutja erdhi dy ditë pasi Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit në Gjermani, kundërshtoi një mocion për të pranuar mijëra azilkërkues të mitur nga kampet greke të refugjatëve.

“Situata në ishujt grekë” është përkeqësuar në mënyrë dramatike ditët e fundit”, thuhet në deklaratën e përbashkët, fragmente të së cilës u botuan nga rrjeti i lajmeve RND me qendër në Hanover.

“Për fëmijët dhe gratë, në veçanti, kampet plotësisht të mbipopulluara, të cilave u mungon infrastruktura më e nevojshme, kujdesi mjekësor dhe strehimoret, janë të padenjëshme”.

Deklarata shtoi se kapacitetet e pritjes në qytetet në fjalë janë ekzaminuar, dhe ato “janë të disponueshme për strehim dhe kujdes arsimor të fëmijëve”.

Qytetet do t’i jepnin përparësi “fëmijëve, prindërit e të cilëve në shumë raste nuk janë më të gjallë dhe që janë vetëm në kampet e refugjatëve”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments