11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaFoshnja 5 ditëshe me koronavirus kurohet plotësisht pas një muaji

Foshnja 5 ditëshe me koronavirus kurohet plotësisht pas një muaji

Një foshnjë kineze vetëm 5-ditëshe që ishte infektuar me koronavirus është shëruar plotësisht. Foshnja e porsalindur, e quajtur nga media si Mu’en, deri më tani është pacienti më i ri i koronavirusit në Kinë, sipas raportimeve.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordeit ishte një foshnjë 17-ditëshe që u kurua me mjekime pasi ishte konfirmuar pak pasi lindi.

Mu’en, i cili ishte trajtuar në karantinë, u ribashkua sot me prindërit e tij në Spitalin e Fëmijëve Henan në qytetin Zhengzhou të Kinës qendrore.

Ai u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse pesë ditë pasi lindi në 31 janar.

Spitali mblodhi një ekip special për të personalizuar planet e trajtimit për të porsalindurin.

Gjendja e tij gradualisht u përmirësua. Mu’en u largua nga spitali me prindërit e tij pasi kishte testuar dy herë negativ dhe mushkëritë e tij ishin shëruar plotësisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments