17.1 C
Tetovo
E shtunë, 1 Qershor, 2024
BallinaLajmeSHQIPTARI NGA SHKUPI HEROI I SHQIPTARISË, POR “KRIMINELI” I QEVERISË! PSE BDI...

SHQIPTARI NGA SHKUPI HEROI I SHQIPTARISË, POR “KRIMINELI” I QEVERISË! PSE BDI MBYLLI GOJËN PËR ARRESTIMIN E ISUF KOKËS?

Të shtëna armësh u dëgjuan mbrëmjen e djeshme gjatë përleshjes mes protestuesve maqedonas të nxitur nga VMRO-DPMNE dhe Levica mes grupit të qytetarëve shqiptarë që ndodheshin në sheshin Skendërbeu.

Qindra qytetarë maqedonas u vërsulën dhe shkatërruan ç’ka u doli para, pa kursyer as pronat private të shqiptarëve.

Kjo sjellje e tyre bëri që shqiptarët të merrnin masa vetë për të mbrojtur territorin e tyre, pasi ashtu si të gjithë e dini për qeveritarët shqiptarët janë një komunitet i haruar, shkruan news33.tv

Isuf Koka ishte shqiptari i cili pas provokimeve të maqedonasve të cilët gjuajtën sende të forta drejt shqiptarëve doli dhe gjuajti 3 herë me armë për të shpërndarë protestuesit.

Të gjithë shqiptarët në atë zonë i kanë detyruar maqedonasit të kthehen prapa. Ata kanë mbrojtur pronën nga huliganët maqedonas dhe pavarësisht kësaj kanë përfunduar pas hekurave.

Koka menjëherë u arrestua nga policia dhe ndonëse i gjithë rrjeti dhe ASH dolën në mbrojtje të tij, BDI bëri të njëjtën gjë si herët e tjera para padrejtësive që i bëhen shqiptarëve, mbylli syte dhe gojën.

Ndërkohë, lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski hodhi akuza ndaj biznesmeni shqiptar se ka pasur për detyrë vrasjen e tij edhe pse Mickoski fizikisht nuk ndodhej në afërsi të ngjarjes.

Isuf Koka nuk është shqiptari i parë për të cilin BDI vendos të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur, pasi shumë shqiptarë të tjerë akuzohen padrejtësisht dhe vuajnë dënimin në burgjet e Maqedonisë./News33.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments