13.9 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeShqiptarët, në administratën e RMV

Shqiptarët, në administratën e RMV

Sipas censusit duhet të marrin 30% të punonjësve

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur zbatimi i balancimit etnik të administratës shtetërore. Në bazë të të dhënave të censusit të fundit të realizuar në Shtator të vitit të kaluar shqiptarët zënë 24.% të popullsisë që jeton në vend ndaj duhet që ata të marrin 1/3 e punonjësve. Për këtë institucionet shtetërore dhe Ministritë kanë nisur përgatitjet për harmonizimin e punësimeve sipas linjës etnike.

Klan Maqedonia zbulon se nëpër institucione ka mbërritur një shkresë nga Ministria për Shoqërinë Informatike dhe Administratën ku thuhet se në planifikimin për buxhetin e vitit të ardhshëm 31.54% e të punësuarve duhet të jenë shqiptarë.

Por kjo shkresë ka shkaktuar reagim te partitë maqedonase. Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit i ka bërë thirrje Qeverisë që ta hedh poshtë propozimin.

Sipas saj shifrat që raporton ministria nuk përkojnë me përqindjen e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, cenojnë pasqyrën entike në dëm të bashkësive të tjera.

Censusi i fundit përllogariti se në vend jetojnë 58% maqedonas, 24% shqiptarë, 3% turq, 2.5% romë, etj. Ndërsa diaspora përbëhet nga 66% shqiptarë dhe 24% maqedonas.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments