Shqipëria u rendit e parafundit në Europë në Indeksin e Lumturisë, një publikim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), i cili publikohet në kuadër të Ditës së Lumturisë, që është 20 marsi.
Shqipëria renditej në vendin e 90, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa nga shtetet e Europës lë pas Turqinë, që është në vendin e 112.Në kontrast nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës renditen populli më i lumtur në rajon dhe ndër më të lumturit në botë, duke u renditur në vendin e 32, pothuajse njësoj sa italianët e spanjollët.