15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmePersona të panjohur vendosin flamurin shqiptar në kulmin e kishës në Kalanë...

Persona të panjohur vendosin flamurin shqiptar në kulmin e kishës në Kalanë e Tetovës, reagon policia

Mbi kupolën e kishës “Shën Anastasij” e cila gjendet në Kalanë e Tetovës, persona të panjohur kanë vendosur flamurin shqiptar. Bordi i kishës ka njoftuar autoritetet lokale për këtë veprim.

Incidenti ka ndodhur dje pasdite. Sipas raportimeve, afër kishës është vërejtur edhe një flamur tjetër me shenjën “UÇK”, e vendosur në një shtyllë në hyrje të Kalasë. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, ka konfirmuar se pas marjes së denoncimit, menjëherë është dërguar ekip i MPB-së.

“Është paraqitur se persona të panjohur në kupolën e kishës “Shën Anastasij” në Kalanë e Tetovës, kanë vendosur flamurin shqiptar, e në shtyllë në hyrje të Kalasë është vërejtur flamur me shenjë të UÇK-së. Menjëherë pas denoncimit, është dërguar ekip i SPB TEtovë”, informon Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Përndryshe incident i ngjashëm pati ndodhur edhe në nëntor të vitit të kaluar, kur në kishën “Shën Naum Ohridski Çudibërësi” në Kodrën e Diellit, ishte zbritur flamuri maqedonas dhe në vend të tij ishte vendosur flamuri shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments