19.9 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeShqipja në uniformat e policisë,befason Spasovski: Gjykata do ta thotë fjalën e...

Shqipja në uniformat e policisë,befason Spasovski: Gjykata do ta thotë fjalën e fundit ?!

Lajmi interaktiv

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për nga profesioni bazik është jurist sipas CV-së që ka dorëzuar në Qeveri ,befason me mosnjohjen elementare të sjelljes së ligjit dhe zbatimin,sepse dihet për mosrespektim të ligjit ka përveç pasojave monetare edhe penale poashtu dhe befason edhe zëvendësi i tijë Nazim Bushi kur flet për dygjuhësinë në uniformat e policisë se në cilët gjini do përdoret (nuk i zihet për të madhe Bushit-TIGRI 2 i BDI-së(pas TIGRIT1 ZKPRMV ) për mosnjohuri jo elementare por qytetare ai mirë që e di se ku i bie Ministria ,dhe shyqyr që vijnë e marrin me veturën zyrtare ..ju kujtohet kur Ministri Bushit ia mori fjalën (Agim Nuhiut nuk mund të ia bënte këtë)) …Detyra e Ministrit dhe zëvendësministrit është të zbatojnë ligjin e votuar që e ka sjellë Parlamenti …Komentimi i ligjit pas kalimit në Parlament nuk u lejohet sepse gjatë përpilimit të ligjit për përdorimin e Ligjit për zbatimin e dygjuhësisë në Uniforma policore …janë këshilluar .fakt deklarata e Agim Nuhiut aso kohe zëvendës ministër i MPB ndërsa Ministër ishte poashtu i tashmi O.Spasovski …të dy edhe Ministri Spasovski edhe zv.ministri N.Bushi lexoni ja faktografia se janë këshilluar paraprakisht …Pra LIGJI KA LEXIM DHE INTERPRETIM .pas miratimit..pas 8 ditëve të Shpalljes në Gazetën Zyrtare …fillon numrimi i moszbatimit dhe sanksionimi…

dhe koha kur në MPB ishin bashkë ,dhe këshilloheshin

lajmi aktiv që qarkullon

Levica nuk ka dërguar nismë në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar dekretin e Qeverisë me të cilin pas një viti uniformat dhe emblemat e policisë do të jenë në dy gjuhë, në komunat ku të paktën 20% e popullatës flasin gjuhën shqipe, shkruan Alsat.mk

I pyetur nëse një vendim i gjykatës ndaj dekretit mund të sjell pasoja juridike në zbatimin e tij, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se për kushtetutshmërinë e dekretit duhet të flet gjykata.

“Për këtë do të flasë Gjykata Kushtetuese, unë nuk mund të parashikoj. Të presim nëse do të ketë një nismë të tillë dhe cili do të jetë vendimi i gjykatës”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Nga ana tjetër zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi tha se në njësitin “Tigri” do të ketë shqiptarë. Njësia elitare do të marr edhe kadetë nga Idrizova.

“Në njësitin “Tigri” sapo ka përfunduar konkursi i brendshëm. Tani vijon konkursi i kadetëve në Idrizovë. Nga atje parashikohen 20 pjesëtarë. Megjithatë patjetër duhet të kalojnë në trajnim. Unë mendoj se do të kemi edhe shqiptarë”, deklaroi Nazim Bushi, Zëvendësministër i Brendshëm.

Përzgjedhja dhe kontrolli i kandidatëve për njësitin “Tigri” do të fillojë muajin e ardhshëm. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments