15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeShqipëria në krye të SEEBRIG, merr drejtimin e Brigadës së Evropës Juglindore

Shqipëria në krye të SEEBRIG, merr drejtimin e Brigadës së Evropës Juglindore

Prej muajit gusht 2023 Shqipëria drejton Brigadën e Evropës Juglindore (SEEBRIG), një nga iniciativat rajonale të Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM). 

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. 

“Udhëheqja e Brigadës së Evropës Juglindore nga Shqipëria nën komandën e gjeneral Bilbil Bitrit është më shumë se një detyrë; është një mundësi për të shfaqur vlerat e përbashkëta të paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Ndërsa stabiliteti në rajon dhe përtej tij është vendimtar, Shqipëria përfaqëson një partner të besueshëm e të përkushtuar për paqen dhe sigurinë”,-shkruan Peleshi. 

Nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut, Komandanti i Brigadës, gjeneral brigade Bilbil Bitri sqaron se “SEEBRIG, në komponentin e tij ushtarak u krijua për të rritur nivelin e bashkëpunimit ushtarak dhe për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis vendeve pjesëmarrëse”. 

Kjo iniciativë sot përbëhet nga 6 shtete: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia. Kjo  është hera e dytë që në krye të SEEBRIG është një komandant që vjen nga radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. 

Sipas gjeneralit Bitri, për Shqipërinë është një koencidencë fantastike që në 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO, në të njëjtën kohë jo vetëm kontribuan drejtpërdrejt në NATO, por kontribuan gjithashtu edhe përmes iniciativës rajonale për paqen dhe sigurinë në rajon e përtej tij. 

Shqipëria do të mbajë drejtimin e Iniciativës së Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore për një afat tre-vjeçar. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments