4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeShqipëri, viktima e dytë nga koronavirusi

Shqipëri, viktima e dytë nga koronavirusi

Në Shqipëri, u shënua sot viktima e dytë nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se “mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion”. Bëhet fjalë për një 66 vjeçar nga Lushnja, i cili rezultoi pozitiv në datën 11 mars dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. “Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale”, shpjegoi ministria në njoftimin e saj.

Rasti i parë i vdekjes së një personi të prekur nga koronavirusi, u rregjistrua javën e shkuar në Durrës, ku humbi jetën një grua 73 vjeçare edhe ajo me patologji të mëparshme.

Ndërkohë, duket se është drejt shërimit kontakti i parë i atij që është konsideruar si rasti “0” në Shqipëri. Testi i zhvilluar dje e nxorri atë “negativ” ndaj koronavirusit. Nëse brenda 48 orëve dhe testi i dytë do të rezultojë po “negativ”, atëherë ai do të mund të konsiderohet si personi i parë i shëruar.

Deri mesditën e djeshme, ishin zyrtarisht 55 rastet e konfirmuara, afro 70 përqind e të cilëve janë të përqëndruar në Tiranë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments