8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeShpëtim Idrizi: Po heqim Ramën që ta kthejmë tek Zaho. Nuk jemi...

Shpëtim Idrizi: Po heqim Ramën që ta kthejmë tek Zaho. Nuk jemi duke hequr Xhorxh Uashingtonin (film)

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar lidhur për fletën e votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në ABC, Idrizi theksoi se kryeministri Edi Rama do ta bëj të komplikuar fletën e votimit, ku siç shprehet ai, këmbul në devijimin e votës së qytetarëve.

“Do ta bëj të komplikuar fletën e votimit, duke vën të gjithë kandidatët e opoztës në një fletë vertikale. Ne jemi në një front opozitar edhe jemi kundër një njeriu të vetyëm. E gjithë është një gënjeshtrër që i ka thënë shqiptareve që do ketë lista të hapura, ndërkohë që tregoi frikën e tij, ku shqiptarët nuk do votojnë dot për emrat vetëm numrin.  Edi Rama këmbul në devijimin e votës së qytetarëve. Kjo ishte një mashtrim i Ramës për qytetarët, unë i bëj thirrje qytetarët të votojnë numrin 9. Ky do të jetë një process më i thjeshtë”,- tha Idrizi.

Gjithashtu Idrizi ka denoncuar tentativat e vazhdueshme të kryeminsitrit Edi Rama për blerjen e votave.

“Në Shqipëri janë prishur ekuilibrat e demokracisë, ku Edi Rama po përdor të gjithë shtetin përmes punësimeve,për blerjen e votave. Ne jemi në kontak të përditshëm me qytetarë ku janë në një presion, që të bësh biznes duhet ta kesh mirë me Edi Ramën, që të futesh në punë duhet ta kesh mirë me Edi Ramën. Qytetarët janë të friksuar por kanë një dëshirë ulëritëse për ndryshim, sepse e shprehin vetë ata. Ne kërkojmë të heqim Edi Ramën që ta kthejmë tek Zaho. Nuk jemi duke hequr Xhorxh Uashingtonin”, tha Idrizi.

Lidhur me blerjen e kandidatëve të PDIU nga Rilindja, Idrizi tha se ata janë blerë nga Rama kanë ikur me dëshirë nuk janë përzënë nga PDIU.

“Ne jemi njërëz të lirë, kush ka dashur të qëndrojë ka qëndruar, ata që kanë dashur të ikin dhe janë blerë nga Rama kanë ikur me dëshirë nuk janë përzënë nga PDIU. Ne na kanë akuzuar gjithmon për katër drejtora, dhe kta katër drejtora i kanë Rilindja. Blerja e kandidatëve të PDIU u bë nga rilindja. Tre kandidatët tanë që u blen nga Rama e keni parë ndonjëherë të vetme në Parlamet të flasin në kto katër vjet për çështjen çame”,- deklaroi Idrizi.

https://27.al/fleta-e-votimit-per-zgjedhjet-e-25-prillit-idrizi-rama-kembul-ne-devijimin-e-votes-se-qytetareve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments