7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaEkonomiSHPËRTHIM I RRITJEVE TË ÇMIMEVE: Në Strumicë gazi rritet për 90%, kurse...

SHPËRTHIM I RRITJEVE TË ÇMIMEVE: Në Strumicë gazi rritet për 90%, kurse në Kumanovë për 200%!

Nga ky muaj qytetarët dhe personat juridikë nga Strumica do të paguajnë fatura më të larta për gati 90 për qind. Në vend të 46,5 denarë për metër kub sa ishte vitin e kaluar, tani shfrytëzuesit e fundit do të paguajnë 80,4 denarë për metër kub të shpenzuar. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i JP Strumica Gas, Blagoj Milanovic, i cili ka thënë se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve nga furnitorët.

Në Strumicë, ku është ndërtuar rrjeti i gazsjellësit prej rreth 40 kilometrash, rreth 400 amvisëri, kompani dhe institucione publike përdorin gaz.

Si amvisëritë ashtu edhe kompanitë në Kumanovë që përdorin gaz nga ky muaj do të paguajnë fatura më të larta se 200 për qind. Në vend të 25 denarë për metër kub si vitin e kaluar, tani gazi i konsumuar do të paguajë 80 denarë. Kjo rritje e madhe e çmimeve është për shkak të krizës globale, kështu që NP “Kumanovo-Gas” furnizimi i ri me gaz është dukur dyfish më i shtrenjtë në krahasim me vitin paraprak.

“Nëse dikush ka shpenzuar 100 metra kub në muaj dhe ka paguar 2500 denarë, tani do të duhet të paguajë 8000 denarë. Për rritjen i kemi njoftuar konsumatorët dhe ata do të vendosin nëse do ta shfrytëzojnë apo jo”, tha drejtori i NP-së “Kumanovë-gaz” Nikola Denkovski.

Në Kumanovë janë 400 persona fizikë dhe juridikë që konsumojnë gaz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments