6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaShpërthen Salvini: Nëse kjo është BE, është një m*t, Italia do të...

Shpërthen Salvini: Nëse kjo është BE, është një m*t, Italia do të dalë nga Unioni

Çmenduri. Europës iu dashkan edhe 15 ditë të tjera për të vendosur çfarë do bëjë, se kë dhe si do ta ndihmojë. Në kulmin e emergjencës, me njerëz që vdesin, sot nga pneumonia, nesër ndoshta nga varfëria”.

Janë fjalët e kreut të LEGA-s italiane, Matteo Salvini në një intervistë për mediat vendase që shpreh mjaft zemërim me Europën.
PERISKOPI.COM

“Po çfarë “unioni”!!! Kjo është një strofull me gjarpërinj dhe çakej. Si fillim do të mundim koronavirusin dhe më pas do të dalim nga Europa. Dhe nëse do të duhet do t’i themi lamtumirë, pa i falënderuar” – thotë Salvini.

“Dua t’u dedikoj një mesazh shpifësire dhe turpi Europës që kërkon edhe 15 ditë për të na ardhur në ndihmë. Është e qartë se në Berlin apo në Bruksel nuk e kanë kuptuar që njerëzit po vdesin ndaj kanë vendosur të mendohen për dy javë. Nëse kjo është BE, është një m*t. Ikni mbushuni…” – e mbyll ai.

Sulmi vjen një menjëherë pas ngërçit të krijuar në Bruksel për lëvrimin e bondeve për të përballuar koronavirusin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments