8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMacroni / Jo egoizmit në Evropë, si u ndihmua Italia nga...

Macroni / Jo egoizmit në Evropë, si u ndihmua Italia nga Franca e Gjermania

Franca është përkrah Italisë, dhe Evropa nuk duhet të jetë egoiste, vuri në dukje Presidenti Emmanuel Macron në një intervistë për gazetat kryesore të Italisë: La Repubblica, Corriere della Sera dhe La Stampa.

“Franca është atje për të ndihmuar Italinë. Ajo që më shqetëson mua është sëmundja e të gjithëve, dhe nëse nuk tregojmë solidaritet, Italia, Spanja ose dikush tjetër mund t’u thotë partnerëve të tyre evropianë: Ku ishit ju kur ne ishim në front? Unë nuk dua egoizëm dhe një Evropë e ndarë “, theksoi presidenti francez.

Italia, një nga vendet më të prekura rëndë nga virusi, ishte kritike për Francën dhe Gjermaninë pasi fillimisht refuzuan të sigurojnë maska ​​dhe pajisje të tjera për të ndihmuar në trajtimin e epidemisë së koronaravirusit.

Në vend të kësaj, Roma apeloi për ndihmë nga Kina, e cila dërgoi një avin plot me maska ​​dhe respiratorë që mbanin afishe “Forza Italia” me flamuj të vegjël kinezë dhe italianë, gjë që la një përshtypje të fortë te italianët.

“Flitet shumë për ndihmën kineze ose ruse, por pse të mos themi që Franca dhe Gjermania kanë dërguar në Itali dy milion maska ​​dhe dhjetëra mijëra kostume mbrojtëse”, tha Macron.

“Kjo nuk është e mjaftueshme, por ky është vetëm fillimi dhe ne nuk duhet ta lejojmë veten të mashtrohemi nga ato që thonë partnerët tanë ndërkombëtarë dhe konkurrentët”, tha Macron, duke shtuar se “Evropa duhet të ndjehet krenare dhe e fortë sepse është e tillë”.

“Por ne duhet të shkojmë shumë më tej”, theksoi Macron

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments