‘Reuters’, ne nje publikim te vetin, ne te cilen komenton deklaratën e Dr.Fauci mbi shkallën e lartë të vdekshmërisë nga koronavirusii, theksohet se të dhënat tregojnë se po vret më shumë Afrikano-Amerikanët me një normë më të lartë sesa popullsia amerikane në përgjithësi.
Kështu në njëfarë mënyrë komentohet nga agjensia prestigjioze e lajmeve në botë, se “koronavirusi qenka racist”, ndërsa në komentin përkrah videos thuhet se sipas numrave paraprakë nga Luiziana, Michigan dhe Illinois, zyrtarët thonë se tregojnë për pabarazitë në shëndetin dhe aksesin e kujdesit shëndetësor.
“Koronavirusi i ri po vret Afrikano-Amerikanët me një normë më të lartë sesa popullsia amerikane në përgjithësi, sipas numrave paraprakë nga Luiziana, Michigan dhe Illinois që zyrtarët thonë se tregojnë për pabarazitë në shëndetin dhe aksesin e kujdesit shëndetësor”, shkruan Reuters.