4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPapa Françesku /Pandemia e coronavirusit mund të jetë “përgjigja e natyrës” ndaj...

Papa Françesku /Pandemia e coronavirusit mund të jetë “përgjigja e natyrës” ndaj krizës ekologjike,disa politikan më kujtojnë Hitlerin

Papa Françesku ka thënë se pandemia e coronavirusit është një nga “përgjigjet e natyrës” ndaj njerëzve, si pasojë e injorimit të krizës aktuale ekologjike, përcjell Telegrafi.

Në një intervistë të botuar të mërkurën në revistat The Tablet dhe Commonwealth, ai tha se shpërthimi ka ndaluar shkallën e prodhimit, duke i dhënë edhe njerëzve mundësinë të kuptojnë bukuritë natyrore.

“Ne nuk po kujdesemi për katastrofat natyrore. Kush flet tani për zjarret në Australi, e përmbytjet?”, ka thënë Papa Françesku.

“Nuk e di nëse mund të quhet si hakmarrje, mirëpo sigurisht që ky virus figuron si përgjigje ndaj natyrës”, shtoi ai.

Pandemia ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e funksionimit të Vatikanit, pasi meshat tani po mbahen në kishë të zbrazët, ndërsa edhe vendet janë boshatisur.

Papa 83-vjeçar, i cili ka një pjesë të mushkërive të dëmtuara nga një infeksion në të 20-tat, ka rezultuar dy herë negativ nga coronavirusiDisa politikanë europianë po shesin ide të ngjashme me diktatorin gjerman nazist Adolf Hitler, tha Papa Françesku nga Vatikani në një intervistë.

Në komentet e shkruara në të përjavshmen katolike britanike, “The Tablet”, Papa kritikoi fjalimet populiste dhe vendimet politike selektive që ai sheh të bëhen në Europë.

“Eshtë shumë e lehtë të kujtosh fjalimet e Hitlerit në 1933, të cilat nuk ishin aq të ndryshme nga ato të disa politikanëve europianë tani”, theksoi papa argjentinas.

Pandemia ka detyruar ndryshime të jashtëzakonshme edhe në Vatikan. Sheshi i Shën Pjetrit dhe Bazilika janë të mbyllura dhe Papa u drejtohet besimtarëve vetëm përmes mesazheve dhe lutjeve të transmetuara drejtpërdrejt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments