17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaSportShkupi humbi në Gjibraltar ,kundër Linkolnit edhe krahas humbjes 0-2 (0-1) e...

Shkupi humbi në Gjibraltar ,kundër Linkolnit edhe krahas humbjes 0-2 (0-1) e ruajti epërsinë prej tre golash të fituar para një jave në Shkup.

Kampioni i Maqedonisë në futboll Shkupi e siguroi plasimin në xhiron e 2-të të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, pasi sonte në lojën kthyese në Gjibraltar kundër Linkolnit edhe krahas humbjes 0-2 (0-1) e ruajti epërsinë prej tre golash të fituar para një jave në Shkup.

Linkolni kaloi në epërsi në minutën e 32-të përmes Penjas, ndërsa ndeshjen në fund të pasigurt e çoi Kaskijaro me goditje të saktë në minutën e 69-të.

Kundërshtar i Shkupit në xhiron e dytë kualifikuese do të jetë kampioni kroat Dinamo Zagreb.

Përfaqësuesi kroat, në radhët e së cilit janë edhe Arian Ademi dhe Stefan Ristovski nga reprezentacioni jonë, ndërsa në të kaluarën fanellën e ka mbajtur edhe strategu aktual i Shkupit, Goce Sedlloski, do të jetë nikoqir i ndeshjes së parë më 21 korrik. Loja e kthimit është pas një jave në Shkup.Fituesi i duelit do t’i vazhdojë kualifikimet në Ligën e Kampionëve, ndërsa ai që pëson humbje zhvendoset në kualifikimet për plasimin në fazën e grupeve në Ligën e Konferencave.tv21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments