Shkup/ Simovski-Enti Shtetëror i Statistikave : KSI-ja vendos nëse anulohet apo jo regjistrimi i popullsisë

37

Kreu i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski deklaroi sot se anulimi apo jo i procesit të regjistrimit të popullsisë në vend, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19, varet nga Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Sipas tij një vendim i tillë varet nga KSI-ja, dhe në rast se ky institucion shëndetësorë vendos që nuk ka kushte për tu realizuar ky proces statistikor, atëherë sigurisht që një vendim i tillë do të respektohet.