6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeShkup-SCANDAL i ri pas aferës së pasaportave DOPIO në MPB / Zyrtarët...

Shkup-SCANDAL i ri pas aferës së pasaportave DOPIO në MPB / Zyrtarët policorë dhanë sekrete shtetërore, polica i bastisi në vendet e punës!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot ka realizuar bisedë zyrtare me zyrtarë policorë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale duke dhënë sekrete shtetërore, zyrtare dhe ushtarake, për çfarë kanë keqpërdorur autorizimin dhe pozitën zyrtare.

“Zyrtarë policorë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të organizuar dhe Korrupsionit kanë vepruar ndaj urdhrit gjyqësor të procedurës paraprake nga Gjykata Penale në Shkup, për bastisje në vendet e punës, shtëpitë dhe mjetet transportuese të tre zyrtarëve policorë, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “dhënie të sekretit zyrtar”, në bazë të nenit 360, “keqpërdorim të sekretit shtetëror, zyrtar dhe ushtarak” në bazë të nenit 360a dhe “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” në bazë të nenit 353 të Kodit Penal. Janë kryer edhe biseda zyrtare me zyrtarë policor dhe po ndërmerren masa shtesë dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.

https://kanal5.com.mk/mvr-pretres-kaj-trojca-policiski-sluzhbenici/a476807

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments