Ka vazhduar edhe sot aksioni i të rinjve të dy subjekteve opozitare në vend, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, në lidhje me 100 ditët e para të qeverisë aktuale. FRASH dhe FRAAA kanë përzgjedhur që me aksionet e tyre t’i kryejnë të njëjtat lëvizje dhe veprime që në kohë fushate i bënte Bashkimi Demokratik për Integrim. Në këtë mënyrë, siç thuhet nga organizatorët, tek vendet e njëjta ku BDl premtonte para qytetarëve tani me këto aksione tregohet se ato premtime nuk janë realizuar dhe kanë qënë, sipas tyre, gënjeshtra, përcjell in7.

“100 ditë rrena”, afishe e vendosur në Shkup nga FRASH
Në afishet e vendosur sot tek ura mbi Sheshin Skënderbeu janë shkruar disa premtime nga partia shqiptare në pushtet, të cilat nuk janë realizuar, siç janë: ligji për kazinotë, sistemimi i administratorëve, gjykata e lartë për barazi dhe më kryesorja, kryeministri shqiptar.
Kujtojmë që aksion i ngjashëm u realizua edhe mbrëmë tek Kalaja e Shkupit, ku me figurën e dhelprës dinake, të rinjtë e opozitës shqiptare ua përkujtuan qytetarëve, sipas tyre, rrenat e pushtetit./in7.tv/