7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeShkup-Në afishet e vendosura nga opozita shqiptare shkruan /“100 ditë rrena”

Shkup-Në afishet e vendosura nga opozita shqiptare shkruan /“100 ditë rrena”

Ka vazhduar edhe sot aksioni i të rinjve të dy subjekteve opozitare në vend, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, në lidhje me 100 ditët e para të qeverisë aktuale. FRASH dhe FRAAA kanë përzgjedhur që me aksionet e tyre t’i kryejnë të njëjtat lëvizje dhe veprime që në kohë fushate i bënte Bashkimi Demokratik për Integrim. Në këtë mënyrë, siç thuhet nga organizatorët, tek vendet e njëjta ku BDl premtonte para qytetarëve tani me këto aksione tregohet se ato premtime nuk janë realizuar dhe kanë qënë, sipas tyre, gënjeshtra, përcjell in7.

“100 ditë rrena”, afishe e vendosur në Shkup nga FRASH

Në afishet e vendosur sot tek ura mbi Sheshin Skënderbeu janë shkruar disa premtime nga partia shqiptare në pushtet, të cilat nuk janë realizuar, siç janë: ligji për kazinotë, sistemimi i administratorëve, gjykata e lartë për barazi dhe më kryesorja, kryeministri shqiptar.

Kujtojmë që aksion i ngjashëm u realizua edhe mbrëmë tek Kalaja e Shkupit, ku me figurën e dhelprës dinake, të rinjtë e opozitës shqiptare ua përkujtuan qytetarëve, sipas tyre, rrenat e pushtetit./in7.tv/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments