7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShkrihen komisionet në Ministrinë e Kulturës, Irena Stefoska shpërfill propozimet...

Shkrihen komisionet në Ministrinë e Kulturës, Irena Stefoska shpërfill propozimet e BDI-së dhe BESËS

Ministria e Kulturës këtë vit nuk e ka parë të arsyeshme të bëjë publike emrat dhe kriteret e vendosura për të përzgjedhur ata që do të vendosin për Programin e vitit të ardhshëm, si për institucionet nacionale, shoqatat, individët…, e të tjerë. Po ashtu, kryetarët dhe anëtarët e rinj të shtatë komisioneve janë caktuar pa u dakorduar me partnerët e koalicionit. Nga kabineti i sekretarit shtetëror, Valmir Aziri, pohojnë se propozimet e BDI dhe BESËS janë shpërfillur nga ministrja e Kulturës, e cila është kujdesur vetë për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit.koha.mk

Puna e anëtarëve të Komisioneve të Kulturës që do të merren me shqyrtimin e projekteve me interes nacional në kulturë – ka filluar në heshtje. Ministria e Kulturës këtë vit nuk e ka parë të arsyeshme të bëjë publike emrat dhe kriteret e vendosura për të përzgjedhur ata që do të vendosin për Programin e vitit të ardhshëm, si për institucionet nacionale, shoqatat, individët…, e të tjerë. Emrat e rinj janë përzgjedhur si kryetarë dhe anëtarë të komisioneve dhe ky proces është zgjatur këtë vit për shkak të mosmarrëveshjeve mes partnerëve të koalicionit për anëtarët e rinj.LAJME TË NGJASHME

Kryetarët dhe anëtarët e rinj të shtatë komisioneve janë caktuar pa u dakorduar me partnerët e koalicionit. Nga kabineti i sekretarit shtetëror, Valmir Aziri, pohojnë se propozimet e BDI dhe Lëvizjes BESA janë shpërfillur nga ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, e cila është kujdesur vetë për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit. Nëse Parlamenti do të miratojë Ligjin e ri të kulturës, ky do të jetë viti i fundit që anëtarët e komisioneve do të zgjidhen nga vetë institucioni i kulturës, por do të duhet të konkurrojnë për të kaluar në këtë pozicion, përkatësisht pjesë e këtyre komisioneve duhet të jenë individë të njohur për kredibilitetin dhe kontributin e tyre artistik. Thuajse çdo vit puna e komisioneve është kritikuar, ndërsa ministrisë i është tërhequr vërejtja nga Antikorrupsioni për kriteret e paqarta që përdoren për të vlerësuar projektet fituese, por edhe për të ndarë fondet për realizimin e tyre.

“Emërimet janë bërë direkt prej ministres dhe emrat janë imponuar prej saj, rrjedhimisht edhe përgjegjësia për punën e tyre është e saj”, thonë nga kabineti i sekretarit shtetëror në Kulturë, pa komentuar emrat e zgjedhur për pjesën shqiptare. Në komisionin e Literaturë dhe veprimtari botuese janë përzgjedhur dy anëtarë shqiptarë – Lulzim Aziri dhe Jetmir Shabani (kryetare Vesna Dimovska), tek Komisioni i Folklorit, Muzikës dhe aktivitet skenik-muzikor kryetar është Emin Gaxha, tek Drama është anëtare Sabina Memishi (kryetar Firdauz Nebi) në Bibliotekë – Mirlinda Krifca kryetare, Sllavica Sërbinovska, Jovan Ilievski te Projektet interdisiplinare; Mbrojtja e trashëgimisë kulturore ka kryetare Luljeta Abazin, komisioni i Veprimtarisë ndërkombëtare ka dy anëtarë shqiptarë – Imer Bajrami dhe Enver Abdullahi, Vizualet – kryetare Sonja Abaxhieva dhe Visar Iseni anëtarë, ndërsa Komisioni i Muzeales ka kryetare Frosina Zafirovska dhe anëtare Narona Luma Veseli.

Po këto anëtarë do të merren edhe me shqyrtimin e projekteve për programet e institucioneve nacionale, të cilët këtë vit kanë konkurruar disa muaj më parë. Konkursi vjetor u mbyll disa ditë më parë, ndërsa rezultatet priten të shpallen në fillim të vitit të ardhshëm, 45 ditë pas miratimit të buxhetit. Mosmarrëveshjet brenda ministrisë vazhdojnë edhe sa i takon projekteve të këtij viti. Nga ky institucion thonë se kanë arritur shumë ankesa nga individë dhe shoqata, projektet e të cilëve janë miratuar pas ankimimit, ndërsa i janë dërguar revizionit për të vërtetuar transparencën në përdorimin e fondeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments