17.8 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaSportShkëndija U-18 nën udhëheqjen e strategut Taxhedin Kasami Taki shkatërron 11:0 Teteksin...

Shkëndija U-18 nën udhëheqjen e strategut Taxhedin Kasami Taki shkatërron 11:0 Teteksin U-18

Vazhdon me fitore Shkëndija U-18 nën drejtimin e Taxhedin Kasamit ndërsa ka qenë rivali i qytetit Teteksi që është shkatërruar plotësisht me një rezultat të thellë 11:0 informon Tetovasot

Skuadra kuqezi ka dominuar plotësisht ndeshjen siç po bën të njëjtën në kampionat me një gjeneratë të shkëlqyer e udhëhequr nga një sulm i frikshëm që drejtohet nga Hisar Ali që nuk mungoi as sot me tre golat e tij .

Listës së gjatë të shënuesve i janë bashkangjitur edhe lojtarët tjerë si Albion Musliu ,Muhamet Shefiti ,Bashar Jusufi, Flakron Memishi dhe Armir Isa që ka shënuar këtë ndeshje 4 gola.

Kjo gjeneratë e drejtuar nga Taxhedin Kasami po luan një futboll të shkëlqyer dhe është lider i padiskutueshëm në katër xhirot e para me po aq fitore duke shënuar 24 gola dhe duke pranuar vetëm një. Tetovasot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments