9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaSportShkëndija refuzon “Shvercerat” në Tetovë

Shkëndija refuzon “Shvercerat” në Tetovë

KF Shkëndija nëpërmjet një komunikate i është përgjigjur pyetjes së Telvizionit 21, për sa i përket ndeshjes që do të zhvillohet më datë 08/05/2022 në qytetin e Tetovës mes KF Shkëndijës dhe KF Shkupit.

Nga klubi tetovar thonë se kërkesa për pjesmarrjen e shfereceave në stadium është ende në shqyrtim, por duke e parë këtë ndeshje, si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë nuk mund t’i përgjigjen pozitivisht kësaj kërkese.

Rreth pyetjes suaj dhe kërkesës së tifo grupit të KF Shkupi, për leje që në mënyrë të organizuar të jenë prezent dhe të ndjekin ndeshjen në mes KF Shkëndijës dhe KF Shkupit e cila do të zhvillohet ditën e diel, me datë 08/05/2022 në qytetin e Tetovës, ngeleni të informuar pasi këto ditë të kemi shqyrtuar këtë kërkesë. Mirëpo në bazë të rekomandimeve dhe vlerësimit të kësaj ndeshje si ndeshje me rrezikshmëri të lartë (ne lidhëse vendimi i FFM-së), ne si nikoqir dhe njëkohësisht bartës të përgjegjësisë organizative të kësaj ndeshje (në aspekt të sigurisë) për fat të keq nuk mund t’i përgjigjemi pozitivisht kësaj kërkese.

Shpresojmë që në një të ardhme të afërt të piqen kushtet e sigurisë, ku KF Shkëndija dhe KF Shkupi do të mund të garantojnë siguri të nevojshme që ndeshjet të zhvillohen me prani të tifo grupeve”, thuhet në komunikatën e dërguar pranë redaksisë së Televizionit 21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments