10 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaSportShkëndija e deklasoi me lojë, fiton Vardarin 3 :0

Shkëndija e deklasoi me lojë, fiton Vardarin 3 :0

Shkëndija e Tetovës dhuroi spektakël në Tetovë, duke e mundur rivalin e vjetër Vardarin me rezultatin 3:0. Kuqezinjtë fillimisht humbën penallti, me Ennur Totren që nuk ishte i saktë nga pika e bardhë, përderisa në vijim skuadra e Jeton Beqirit shënoi dy gola tjerë në pjesën e parë. Autor i golave ishte Erald Çinari që gjeti rrjetën në minutën e 34-t, ndërsa pesë minuta më vonë realizoi një gol spektakolar nga jashta zonë për shifrat 2:0. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën, Shkëndija gjeti edhe njëherë tjetër rrjetën, me Ditën që shënoi gol me kokë në minutën e 54-t, pas atij asistit të Çinarit.

Vlenë të theksojmë se përveç paraqitjes së mirë të kuqezinjëve në fushë, spektakël dhe performancë të bukur kishte edhe në tribunat e stadiumit të Tetovës, aty ku tifozët “Ballistët” krijuan atmosferë të bukur, duke i dhënë përkrahje skuadrës së tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments