12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeShërohen 14 persona të tjerë nga Coronavirusi në Shqipëri

Shërohen 14 persona të tjerë nga Coronavirusi në Shqipëri

Pas lajmit të keq të vdekjes së personit të shtatë nga Coronavirusi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe një lajm të mirë në mesnatë, duke bërë të ditur se gjatë së enjtes janë shëruar edhe 14 persona, të cilët ishin të prekur me Coronavirus.

Deri tani, nga 174 persona të prekur, janë shëruar 31 prej tyre, ndërsa fatkeqësisht 7 persona kanë ndërruar jetë.

Personi i fundit që ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes ishte një 85-vjeçare nga Tirana, e cila kishte mbërritur gjatë pasdites së kaluar në spital, në gjendje të rëndë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments