12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeHotelierët kërkojnë moratorium të tatimeve, ndërsa rezervat e tyre i ofrojnë si...

Hotelierët kërkojnë moratorium të tatimeve, ndërsa rezervat e tyre i ofrojnë si donacion për institucionet në shëndetësi

Hotelierët kërkojnë moratorium të tatimeve, ndërsa rezervat e tyre i ofrojnë si donacion për institucionet në shëndetësi

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të hotelierëve “Horekashi” me shqetësim po i ndjek efektet nga virusi KOVID-19 ndaj veprimtarisë së hotelierisë e cila ishte e para qe u largua nga tregu ekonomik si pjesë e masave për mbrojtje nga virusi, raporton news33.

Nga Shoqata thonë se me mbylljen e detyrueshme jo vetëm që mund të sigurojnë kurrfarë të ardhura nga veprimtarua themelore, por me çdo orë, siç thonë u shtohen edhe shpenzimet ndaj shtetit, të punësuarit, qiratë dhe shpenzimet komunale.

Ata nga shteti kërkojnë t’i kushtojë vëmendje serioze problemeve të tyre, sepse, siç thonë, hotelieria është edhe degë në të cilën punojnë më shumë të rinj dhe studentë të cilët në mungesë të mundësive tjera, aktivitet të vetëm ekonomik në tregun e punës e kanë në këtë biznes.

Ata kërkojnë nga shteti:

– Subvencionim të bruto pagës minimale për të punësuarit, në periudhën derisa zgjasin masat parandaluese.

– Prolongim të pagesës së detyrimeve tatimore dhe akontacioneve në 6 muajt e ardhshëm.

– Ndryshim të rregullatisë të Bankës Popullore me qëllim të ngrirjes së detyrimeve për kreditë dhe interesat, si dhe detyrime të mbetura nëpër banka deri në përfundim të krizës.

– Të mos zbatohet Ligji për disiplinë financiare gjatë 3-5 muajt e ardhshëm.

– Prolongim i pagesës së të gjithë shpenzmeve komunale deri në përfundim të pandemisë.

– Për shkak të mospagesës të mos shkyçet uji, rryma dhe shërbimet e tjera themelore.
– Të mos paguhet tatim personal dhe TVSH për qiratë.
– Në koordinim me vetëqeverisjen lokale, të dakordohet model i lirimit të kompensimit nga shfrytëzimi i terracave të lokaleve hotelierike…

“Mbetemi të përkushtuar që të jemi pjesë e zgjidhjes së këtij problemi dhe të gjithë së bashku të gjejmë mënyrë që të ballafaqohemi me pasojat nga virusi vdekjeprurës. Hotelierët e kuptuan obligimin e  tyre qytetar dhe të gjithë me dëgjueshmëri dhe me solidaritet i respektojnë masat. Nuk kërkojm ara, kërkojmë moratorium të detyrimeve tona dhe mirëkuptim për situatën e sapokrijuar”, thonë nga Shoqata.

SHoqata “Horekashi” informon se do të organizojë aksione vullnetare dhe shtetit, sipas protokollit të konfirmuar paraprakisht të sigurisë, i ofron që t’i donojë rezervat e saj të ushqimit dhe pijeve për sistemin shëndetësor dhe institucionet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments