9 C
Tetovo
E diel, 16 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaSHBA sulm masiv kundër rebelëve Houthi në Jemen, raportohet për 31 të...

SHBA sulm masiv kundër rebelëve Houthi në Jemen, raportohet për 31 të vdekur! Trump: Ju pret ferri

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një valë sulmesh ajrore ndaj rebelëve Houthi në Jemen, të cilët kanë ndërmarrë sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq.
Të paktën 31 persona u vranë ndërsa presidenti Donald Trump paralajmëroi Houthi-t se “ferri do të bjerë mbi ta” nëse nuk ndalojnë goditjet ndaj anijeve tregtare dhe anijeve luftarake amerikane.

Sipas Reuters, Trump gjithashtu paralajmëroi Iranin, mbështetësin kryesor të Houthi-ve, që të ndalonte menjëherë mbështetje për këtë grup militant. Ai tha se nëse Irani kërcënonte Shtetet e Bashkuara, “Amerika do t’ju bëjë plotësisht të përgjegjshëm dhe nuk do të jemi të mirë me ju!”Sulmet, të cilat thuhet se do të zgjasin ditë dhe ndoshta javë, përfaqësojnë operacionin më të madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme që kur Trump mori detyrën në janar.

Goditja erdhi ndërsa Shtetet e Bashkuara rrisin presionin e sanksioneve ndaj Teheranit, ndërsa përpiqen ta sjellin atë në tryezën e negociatave për programin e tij bërthamor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments