11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA/ Policia përulet para protestuesve, kërkojnë falje për vrasjen e George Floyd

SHBA/ Policia përulet para protestuesve, kërkojnë falje për vrasjen e George Floyd

Gjatë fundjavës në tre qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, policia është bashkuar me manifestuesit që protestonin në emër të George Floyd duke marshuar së bashku me ‘ta, dhe në disa raste dhe duke u gjunjëzuar.

Gjesti i agjentëve të Kamden në New Jersey Ferguson, Misuri, Miami, Flint e Miçigan është bërë viral në rrjetet sociale duke tërhequr shumë lavdërime dhe duke shpërndarë një shembull që është replikuar dhe në zona të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Manifestuesit në Flint Micigan, të mbledhur para stacionit të policisë, dëgjuan fjalët e sherifit  të kontesë Xhenesi, Kristofer Suanson, i cili foli me ta para se të bashkohej me protestën paqësore pasi dorëzoi kaskon dhe shkopin e gomës në shenjë paqe: E vetmja arsye pët të cilën jemi këtu, është që t’ju japim zë, vetëm për këtë!

Sherifi theksoi se si agjentët e policisë në vend nuk janë të gjithë si ish agjenti Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e Floyd. Ai shtoi se askush nuk duhet të mendojë për asnjë sekondë se ai përfaqëson të gjithë policinë e vendit. Ai tha se policia e adhuron popullin dhe është në rrugë për të ndihmuar njerëzit.

Jashtë stacionit të policisë së Ferguson, në shenjë respekti manifestuesit u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd gjatë mbytjes. Mes turmës ishin të pranishëm dhe të gjunjëzuar dhe shumë agjentë policie. Turma inkurakoi agjentët për spektaklin e solidaritetit.

Por agjentët janë gjunjëzuar dhe në zona të tjera të shteteve të bashkuara të amerikës, në kontenë e Miamit në Florida, Santa Kruz në Kaliforni, Uashington dhe Nju Jork.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments