18.4 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA nuk do të merr pjesë në takimet e G20 me rusët

SHBA nuk do të merr pjesë në takimet e G20 me rusët

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në takimet e G20-së në të cilat po merr pjesë Rusia.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Duke folur në Komitetin e Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, Yellen tha se ajo ua kishte bërë të qartë këtë qëndrim ministrave të tjerë të financave në grup.

“Presidenti (Joe) Biden e bëri të qartë dhe jam dakord me të, se nuk mund të jetë biznes si zakonisht për Rusinë në asnjë nga institucionet financiare. Ai ka kërkuar që Rusia të hiqet nga G20 dhe unë ua kam bërë të qartë kolegëve në Indonezi se nuk do të marrim pjesë në një numër takimesh nëse rusët janë atje”, tha Yellen.

Ndryshe, Biden tha gjatë një konference shtypi në Bruksel muajin e kaluar se Rusia duhet të përjashtohet nga G20, por do të duhet të ketë marrëveshje midis anëtarëve të tjerë për të zyrtarizuar masën.

Samiti i ardhshëm i liderëve të G20 do të mbahet në nëntor në Indonezi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments