17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeSerbia pritët që së shpejti të bëhet me 12 avionë ‘Rafale’, po...

Serbia pritët që së shpejti të bëhet me 12 avionë ‘Rafale’, po i blenë nga Franca

Kompania franceze “Dassault Aviation”, mund t’ia shes 12 aeroplan luftarak shtetit Serb, për çka sipas gazetave franceze është duke u negociuar, transmeton Gazeta Metro. 


Sipas gazete franceze “La Tribune” kontrata e 12 avionëve që pritet të nënshkruhet së shpejti nga shteti serb dhe kompania “Dassault Aviation” do të kushtojë 2.5 miliardë dollarë.

12 avionët janë të tipit “Rafale”, dhe pritët të vijnë në Serbi gjatë vitit 2022.

Rizgjedhja e presidentit aktual të Serbisë Aleksandër Vucic të dielën ka të ngjarë të lehtësojë procesin, shtoi “La Tribune”.

Më herët edhe Kroacia kishte blerë aeroplanë të tillë nga Franca dhe kishte paguar rreth 1 miliardë euro, ndërsa ishte vendi i dytë pas Greqisë, ndërsa Serbia pritet të jetë shteti i tretë që blenë avion të tillë në rajon.

“Rafale është një aeroplan i jashtëzakonshëm, do të doja nëse mund të blinim të rinj,” kishte thënë Vucic në një intervistë në dhjetorin e kaluar për televizionin serb ‘TV Prva’.

Duhet theksuar se blerja e mundshme e avionëve Rafale do t’i mundësonte Serbisë të modernizonte flotën e saj të Forcave Ajrore të përbërë nga luftarakë MiG-21 dhe MiG-29 të prodhimit sovjetik, si dhe 30 avionë të vjetër luftarakë jugosllavë Soko J-22 Orao dhe Soko G-4 Super Galeb, bënë të ditur mediumi francez./gazetametro.net .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments